Deliu: Pas vendimit të PE-së për vizat, radhën e ka Këshilli i Ministrave

13 shtator 2018 | 13:51

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka thënë se vendimi i Parlamentit Evropian (PE) për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën paraqet një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të këtij procesi.

Ajo ka thënë se pas këtij vendim, i mbetet Këshillit të Ministrave që ta përfundojë këtë proces.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me juve lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës edhe nga ana e Parlamentit Evropian. Ky miratim nga ana e Parlamentit Evropian paraqet edhe një hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”.

“Tashmë, në aspektin procedural kemi avancuar edhe një hap tutje, pra, kemi vetëm edhe miratimin në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtij procesi do të kemi lëvizjen të lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen”, ka shkruar Deliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate beson se sulmuesi…