Dema: Universiteti i Prishtinës ndryshoi perceptimet për shqiptarët – me barrën mbi supe ka 500 vjet

12 shkurt 2020 | 23:46

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka folur rreth rrugëtimit të këtij institucioni të lartë arsimor, në këto 50 vjet që nga themelimi.

Ai ka thënë se Universiteti i Prishtinës, ishte vatër ku grumbullonte të gjithë të rinjtë e trevave shqiptare për t’u ushqyer me dije, ndërsa dhe kishte mision pasi ndërroi mentalitetin.

”Universitet i Prishtinës, ishte një vatër ku i grumbullonte të gjitha të rinjtë e të gjitha trevave etnike shqiptare, ku merrnin dritë të diturisë dhe njohurive, dhe atë dritë e bartnin nga të gjitha vendet nga vinin dhe ktheheshin”.

”Universiteti i Prishtinës i mbush 50 vjet por me përvojën që e ka lirisht mund thuhet se ka 500 vjet, sepse mbi supet e veta barti jo vetëm misionin që ishte ta transferojë njohurinë tek të rinjtë, përmes mësimdhënies, mësimnxënies, kishte edhe një mision tjetër, ta ndërrojë mentalitetin – të ndërrojë kuadro, të jetë konkurrent me të tjerat, t’i mbrojë të drejtat”.

”Studentët e Universitetit të Prishtinës, njihen për shumë inciativa që kanë marrë në funksion të ndryshimit të asaj gjendje që ndoshta me bindje të plotë e them se e ka arrit Universiteti i Prishtinës”.

Si mbijetoi Universiteti i Prishtinës?

”Më pas filluan sulmet, shkas ishin demonstratat, pakënaqësitë e studentëve të ‘81-shës. Shkaku ishte se Universiteti i Prishtinës pengonte. Universiteti i Prishtinës, ndryshoi mentalitetin, formën, përmbajtjen”.

”Sepse para universitetit ka pasur të tjera përceptime për shqiptarët: janë njerëz që kryejnë punë krahu, hamallë, sharraxhinjë, pastrojnë rrugët mirëpo pas themelimit të universitetit, ndryshon kjo situatë, dhe shqiptarët tashmë janë konkurrentë dhe madje në disa fusha tejkalojnë”.

”Universitetin e Prishtinës madje e quanin me epitete të tjera, që nuk ishte aspak e lehtë edhe për profesorët të bartnin dhe të kryenin funksionin e tyre për studentët”.

”Gjërat kryesore që i kanë thënë me gjithë studentët e universitetit, është krenari, mburrje, fjaltë më të mira”.

”Pasi u themelua Universiteti i Prishtinës, e dimë që gjithçka e fituam ishte me mund, djersë dhe gjak”.

Dema në Zonën B përmendi edhe ndikimin që pati atë kohë Universiteti i Prishtinës, përtej kufijve, duke theksuar në veçanti bashkëpunimin me Universitetin e Tiranës, njofton Klan Kosova.

”Universiteti i Prishtinës ka ndërkombëtarizuar çështjen, ka kaluar kufijtë – fillimisht ka kaluar kufijtë e Jugosllavisë. Bashkëpunimi Universiteti i Prishtinës, me universitetet tjera, në veçanti me atë të Tiranës, shumë student janë informuar për shkak të atyre kufijve të çeliktë që kanë ekzistuar prej profesorëve të Universitetit të Tiranës”.

”Universiteti i Prishtinës e ka mbajtur barrën e edukimit, barrën e kuadrove. Ka qenë tempull që ka dhënë më shumë sesa unë që mund të shpreh gjatë emisionit tuaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha…