Demahmet Sinani shpallet sportisti i vitit 2022 në Podujevë

30 dhjetor 2022 | 09:45

Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional të fundvitit, zgjedhjen e Sportistit të Vitit, ku u nderuan me mirënjohje sportistë, klube dhe punëtorë sportivë dhe donatorë.

Në manifestimin e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ku ishin të pranishëm kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hilmi Hoxha, Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Njazi Jashari, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, drejtorë komunal, asamblistë të kuvendit komunal, sportistë, trajnerë, punëtorë sportivë e donatorë llapjanë u zgjodhën më të dalluarit e sportit për vitin 2022.

Në fjalën para të pranishmëve kryetari Bulliqi i përgëzoi klubet sportive dhe sportistët llapjanë, të cilët kanë shënuar rezultate të shumta në sporte të ndryshme.

Kryetari Bulliqi para të pranishmëve foli për projektet që planifikohen të bëhen në fushën e sportit, ku edhe u zotua për angazhim maksimal të komunës vitin e ardhshëm për ndërtimin e infrastrukturës sportive, si dhe ndau lajmin e mirë se për vitin e ardhshëm nga DKRS-ja do të dyfishohen fondet e mbështetjes për klubet sportive, sportistët e dalluar dhe aktivitetet sportive.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u zgjodhën më të suksesshmit e sportit llapjan në vitin 2022.
Sportisti i vitit në Komunën e Podujevës u zgjedh Demahmet Sinani nga Klubi i Karatesë Kroni.

Vendi i dytë i takoi Kushtrim Shabanit nga KF Llapi.

Vendi i tretë i takoi Florentina Restelicës nga Klubi i Atletikës Llapi.

Trajneri i vitit u zgjedh Arian Havolli, ndërsa klubi i vitit u zgjedh KF Llapi.

Me epitetin Shpresë e Sportit u zgjedh Arianit Hasani KF Llapi.

Punëtor sportiv i vitit u zgjedh Lumbardh Shala nga Klubi i Atletikës Llapi.

Për prezantimin e aktiviteteve dhe rezultateve të klubeve sportive llapjane me mirënjohje u nderua gazetari i Radio Llapi, Enver Hyseni.

Pedagogu më i dalluar sportiv u zgjedh
Gazmend Ahmeti.

Donatorët më të dalluar për vitin 2022 u zgjedhën Berisha Grup dhe Olti Dekor.

Me mirënjohje post-mortum për kontributin në sport u nderuan Sylejman Mehmeti, Xhafer Salihu, Avdi Jusufi dhe Alush Batatina.

Për sukseset në arenën ndërkombëtare u shpërblyen me mirënjohje Albion Rrahmani dhe Viktor Cakiqi.

Po ashtu me mirënjohje u shpërblye edhe Gjyqtar i vitit, Edmond Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën një qytetar ka lajmëruar policinë se është sulmuar…