Dembele: Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Barça

22 shtator 2022 | 11:12

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka konfirmuar se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga “Camp Nou”.

“Unë kam qenë te Barça për gjashtë vjet, kam dashur të qëndroj dhe gjithmonë i kam thënë Xavit. Pastaj janë negociatat, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga klubi. Më kujtohet një takim me Xavin në dhjetor, ku i thashë se do të firmosja kontratën. Më pas ndodhi ajo që ndodhi, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj në Barcelonë”, ka thënë futbollisti francez, i cili në Barcelonë u transferua nga Borussia Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar për krizën…