Dëmet nga vërshimet në Therandë parashihen të jenë miliona euro

18 gusht 2018 | 08:52

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se dëmet nga vërshimet e fundit në këtëkomunë parashihen të jenë miliona euro.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, në të cilën ka folur për pasojat e përmbytjeve nga reshjet e shiut,

Muharremaj ka thënë se më të prekura janë rrugët, hapësira bujqësore dhe katet përdhes të shtëpive.

Përveç dëmeve materiale, ai ka treguar se lëndime kanë pësuar edhe dhjetë persona.

Kryetari Muharremaj ka deklaruar se mundësitë e kësaj komune për t’u përballur me këto dëme janë të pakta.

Prandaj, sipas tij, mbështetja e Qeverisë për Therandën është shumë e nevojshme.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Real Madrid asnjëherë nuk ka hequr dorë për…