Demi Lovato gati për rehabilitim

05 gusht 2018 | 12:56

Këngëtarja Demi Lovato është pajtuar që pas lirimit nga spitali të trajtohet edhe në një klinikë rehabilituese.

Sipas “TMZ”-së, përgatitjet tashmë janë bërë në klinikën në fjalë. Ndërsa sipas familjes së këngëtares më në fund kanë biseduar me të për fillimin e fazës rehabilituese. Ata donin ta bënin këtë më parë, por për shkak të ndërlikimeve të mbidozimit kjo nuk u bë e mundur. Këngëtarja 25-vjeçare është duke u shëruar dhe mund të dalë shpejt nga spitali për ta filluar fazën e rehabilitimit profesional për ta luftuar varësinë nga droga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapi krahët Kosova jonë na erdh vera, na u kthye…