Demi: Po vazhdon degradimi i ndërmarrjeve publike me borde politike

03 prill 2020 | 00:00

Agron Demi nga instituti GAP, e ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, dhe emërimin e anëtarëve të rinj.

Sipas tij, kjo po bëhet thjesht për të rehatuar anëtarë të partisë në pushtet. “Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive. Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njëjta, përmes emrave të rinj”, ka shkruar Demi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka dhënë statistikat…