Dëmtimet e çuditshme para Botërorëve

07 qershor 2018 | 16:41

Mund të humbësh një Kupë Bote për dëmtime banale? Sigurisht që po… Shumë futbollistë e kanë vuajtur këtë dramë, sepse të humbësh një turne si Botërori të dhemb.

Natyrisht që nëse kjo ndodh gjatë aktivitetit, është e pranueshme, por nëse kjo mungesë ndodh për probleme lehtësisht të shmangshme, atëherë bëhet më e vështirë për t’u kapërdirë. Gjithsesi, disa ndër historitë më absurde tregon më poshtë, duke nisur nga më i fundit, ajo e mbrojtësit polak, Kamil Glik.

Kamil Glik (Poloni) – Ish-shoku i skuadrës së Migjen Bashës, në kohët e Torinos, aktualisht pjesë e francezëve të Monakos, nga dje ka marrë zyrtarizimin se do të humbë Botërorin rus. Qendërmbrojtësi polak, në shaka e sipër, ka tentuar një roveshatë në stërvitje, por pas kërcimit ka rënë shumë keq me shpatull, frakturimi i së cilës do e dërgojë në shtëpi.

Glik

Emerson (Brazil) – Po, pikërisht ai. Emerson. Mesfushori i Romës dhe një ndër pikat më të forta të Brazilit, kampion bote në vitin 2002. Gjithsesi, atë turne “Puma” e pa nga tribuna, pas zbritur asnjë sekondë në fushë. Dëmtimi është i ngjashëm me atë të Glik, por më qesharak në dinamikë. Mesfushori frakturon shpatullën, duke u dëfryer në stërvitje, në rolin e portierit. Një improvizim që ai nuk do ta harrojë lehtë, por as Brazili, pasi federata që atëherë urdhëron trajnerët që të mos lejojnë më shaka të tillë në stërvitje.

Emerson

Santiago Kanizares (Spanjë) – Jo pak ironik edhe dëmtimi i Kanizaresit. I sigurt si titullari i Spanjës, por humb Botërorin 2002, për faj të shishes së parfumit. Pasi ishte rrojtur në dhomën e tij, portieri humb kontrollin e shishes nga dora dhe teksa instinkti e bën atë që të ndalojë thyerjen me këmbë, në të vërtetë, shishja jo vetëm thyhet, por copat e xhamit përpara se të përhapeshin i shkaktojnë atij një dëmtim të tendinave. Lamtumirë Botëror dhe post titullari, me Iker Kasijasin që e “falënderon” dhe e “sposton” nga kombëtarja.

2589843.main_image

Pietro Anastasi (Itali) – Por ai që e thyen të gjithë fatin e keq të së papriturës dhe rastësisë është një italian. Pietro Anastazi, një nga yjet e Kombëtares “axurre”, humb pjesëmarrjen në Botërorin 1970 për një shaka të hidhur. Sulmuesi, i cili po bënte një nga shakatë klasike në dhomat e zhveshjes, duke “boksuar” me masazhatorin e tij, ky i fundit e godet poshtë mesit. Fytyra që pasqyron dhimbje duket si një shaka e radhës, por në të vërtetë masazhatori i pati shkaktuar një problem në testikuj Anastazit, të cilit iu desh menjëherë të operohej.

pietro-anastasi-e2d908f7-1c99-41ac-9805-2ee6f2fce2c-resize-750

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Studime Politike i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)…