Dëmtohen tribunat dhe digjen stolat në stadiumin e Çairit në Shkup

06 janar 2022 | 15:06

Një akt i shëmtuar ka ndodhur në stadiumin e rikonstrukturuar të Shkupit, teksa disa persona kanë shkatërruar një pjesë të tribunave, ndërsa nuk kanë lënë pa dëmtuar edhe kabinën e dedikuar për gazetarët.

Po ashtu, keqbërësit nuk janë kursyer me stolat e impiantit të cilave iu është vendosur edhe flaka.

Një vepër e rëndë e cila duket më tepër si akt xhelozie ndaj skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, teksa ata janë në vendin e parë të kampionatit dhe pretendentët kryesorë për të mbërritur te titulli kampion. /alsat.mk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…