Dëmtohen urat në Drenas, shkak vërshimet

26 janar 2021 | 14:14

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona të Komunës së Drenasit.

Si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen “Avdyli” në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.
Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Drenas, ka njoftuar qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes në mënyrë që banorët të mos kenë vështirësi në qarkullimin e tyre.

“Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/komunadrenas/videos/410900203495975.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…