Dëmtohet gypi i ujit në rrugën “Ilaz Kodra”

13 maj 2020 | 09:25

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar një gyp i ujit në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Ujësjellësi i kryeqytetit KA njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të saj kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta sanuar defektin në tub. “Jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në  sanimin e  defektit  në rrugën  ‘Ilaz  Kodra’,  një  pjesë  e  lagjes  Dardania (vetëm katet e larta)  dhe  banesat e ‘Arabëve’ në  lagjen  Kalabria  në  Prishtinë. Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar që ta sanojnë defektin sa më shpejt në mënyrë që furnizimi me ujë t’iu rikthehet konsumatorëve të zonës”, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës.

(B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e shoqërisë civile, Flutura Kusari, e ka komentuar shkarkimin…