Dëmtohet gypi i ujit në Shkabaj, KRU Prishtina e rregullon
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues në lokacionin Shkabaj.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht në zonat e prekura dhe pritet që gjatë ditës së sotme të normalizohet plotësisht.
“Punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues në lokacionin Shkabaj kanë përfunduar me sukses falë angazhimit të ekipeve të KRU ‘Prishtina’”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, nga kjo kompani është bërë e ditur se furnizimi po rikthehet në mënyrë graduale.
“Pas përfundimit të intervenimit, furnizimi me ujë është duke u rikthyer gradualisht dhe gjatë ditës së sotme pritet të normalizohet plotësisht në zonat e prekura”, thuhet më tej.
KRU “Prishtina” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së realizimit të punimeve.
“Falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së realizimit të punimeve”, përfundon njoftimi.



