Miratohet në mbledhjen e qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë eurosh për Termokosin
20 prill 2026
| 08:52
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar në parim disa marrëveshje.
Në kuadër të mbledhjes së 11-të, kryeministri Albin Kurti bëri me dije se kanë përfituar një grant milionësh nga Bashkimi Evropian.
Nga ky grant do të përfitojë komuna e Prishtinës, më saktësisht Termokosi.
Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka ndarë 17.6 milionë euro për ngrohjen qendrore, projekt ky që do të zgjasë për tri vite.
Ky grant vjen si pjesë e programit IPA 202 të BE-së, dhe Kurti bëri të ditur se ky grant do të monitorohet që të realizohet në përpikëri.



