Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt nga Specialja, Sami Lushtaku: Ky vendim është absurd

18 maj 2022 | 11:39

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se shpreson që vendimi i sotëm i shkallës së parë të Gjykatë Speciale që i ka dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burg Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, të anulohet nga shkalla e dytë e kësaj gjykate.

“Po shpresoj se shkalla e dytë do ta anulojë vendimin e parë të kësaj gjykate. Kjo është një absurd”, ka thënë Lushtaku për “T7”.

Ai ka thënë se një vendim i tillë është për t’u shqetësuar, duke thënë se një dënim kaq i lartë s’është shqiptuar as për serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë e që kanë dhunuar gra e vajza shqiptare.

“Kjo është vërtetë me u shqetësuar. As serbët që kanë bërë krime që kanë dhunuar gratë e vajzat tona në Kosovë, nuk kemi kësi dënimesh kaq të mëdha. Ndërsa për dy krerët e shoqatave tona, për shkak të rrjedhës së informacioneve dënohen”, ka thënë Sami Lushtaku, duke thënë se nuk e ka pritur këtë vendim të Speciales.

“Më së pakti e kam pritë dënimin e tyre, sepse nuk e di me çfarë fakte ata janë dënuar nga Gjykata e Hagës”, ka thënë ai.

I pyetur për reagimin e krerëve të OVLUÇK-së gjatë momentit të shqiptimi të dënimit, Lushtaku ka thënë se Gucati dhe Haradinaj kanë qenë të përgatitur për një gjë të tillë, meqë gjatë luftës ata ishin përgatitur edhe për ta dhënë jetën e tyre.

“E di që ata janë përgatitur edhe për këtë pjesë. Janë përgatit gjatë luftës që me dhanë edhe jetën e tyre dhe unë mendoj që ata janë pjekur, janë burra”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të…