Denveri dhe Miami triumfojnë jashtë fushe, Milwaukee fiton pas kohës shtesë

12 dhjetor 2023 | 12:43

Philadelphia qëndron në grupin e skuadrave pretendente në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 146-141 ndaj Washingtonit, në një ndeshje spektakolare. Joel Embiid me 34 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Fitojnë edhe kampionët e Denver, që mposhtën me rezultat 129-121 Atlanta jashtë fushe, ndeshje ku Murray e Jokiq realizuan 54 pikë së bashku. Skuadra e Dallasit, falë 35 pikëve të Donqiq, mundi Memphisin (120-113), duke korrur një fitore të

madhe jashtë fushe. Minnesota ruan kreun e renditjes në Perëndim pavarësisht humbjes 121-107 në fushën e New Orleans. Për vendasit u dallua Zion Williamson, autor i 36 pikëve. Fiton skuadra e Miami, që falë 24 pikëve të Robinson dhe 23 të Butler, mundi me rezultat 116-114 Charlotte. Ekipi i Clippers mposhti me rezultat 132-127 Portlandin, ndeshje ku diferencën e bëri Leonard me 34 pikë. Moment të mirë po kalon Oklahoma, në vendin e dytë në Perëndim, duke fituar me shifrat 134-120 ndaj Utah Jazz, sfidë ku u dallua Shai me 30 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Miami                    114-116
Detroit – Indiana                      123-131
Orlando – Cleveland                104-94
Philadelphia – Washington    146-141
Atlanta – Denver                      122-129
New York – Toronto                136-130
Houston – San Antonio          93-82
Memphis – Dallas                    113-120

Milwaukee – Chicago               133-129
New Orleans – Minnesota      121-107
Oklahoma – Utah Jazz             134-120
Sacramento – Brooklyn           131-118
Clippers – Portland                   132-127

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ciara Wilson është bërë nënë për herë të katërt. Këngëtarja,…