Denveri dhe Phoenixi në gjysmëfinale, Atlanta ndal marshimin e Bostonit

26 prill 2023 | 11:29

Denveri ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet “play-off” në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 112-109 ndaj Minnesotas, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale.

Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denverin u dallua Jamal Murray me 35 pikë, mbështetur nga Nikola Jokiq me një “triple double” (28 pikë, 17 rebound e 12 asistime). Përballë Denverit në gjysmëfinale do të jetë Phoenixit, që mposhti me rezultat 136-130 Clippersat dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre. Mungesa e Leonard u ndje te Clippersat (Powell 27 pikë),

ndërsa për Suns shkëlqen Booker me 47 pikë e 10 asistime si dhe Durant, autor i 31 pikëve. Në Lindje, ngec skuadra e Bostonit, që u mund me rezultat 119-117 nga Atlanta, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Trae Young me 38 pikë e 13 asistim ishte lider për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Brown për Bostonin, që pavarësisht humbjes udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn             (4-0)
Boston – Atlanta 117-119            (3-2)
Cleveland – New York                (1-3)
Milwaukee – Miami                    (1-3)

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State                    (2-2)
Memphis – Lakers                                    (1-3)
Phoenix – Clippers                    136-130 (4-1)
Denver – Minnesota                 112-109  (4-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i shoqërisë civile në organizatën ORCA, Rron Gjinovci, ka…