Denveri fiton edhe finalen e dytë ndaj Lakersave

19 maj 2023 | 15:20

Denver Nuggets, që zuri vendin e parë në Konferencën e Perëndimit gjatë sezonit të rregullt në NBA, i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e vet, duke i fituar të dyja.

Denveri mundi me rezultat 108-103 Los Angeles Lakers në finalen e dytë të “play-off”, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me shumë emocione e rivalitet deri në fund. Perioda e parë ishte e ekuilibruar dhe përfundoi 26-26. Në të dytën Lakersat kalojnë 5 pikë para.

Edhe e treta është pak a shumë e barabartë, me vendasit që rikuperojnë vetëm 2 pikë. Perioda e katërt vulosi fatet e këtij takimi, ku Naggets fitojnë 32-24. LeBron James e Reaves realizuan nga 22 pikë secili për ekipin kalifornian, ndërsa Davis 18 pikë e 14 rebound, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Për Denver sërish shkëlqeu Jokiq me një “triple double”, me 23 pikë, 17 rebound e 12 asistime, ndërkohë që shënuesi më i mirë për vendasit ishte Murray me 37 pikë e 10 rebound. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Lakersave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes  Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se kryeministri…