Denveri mbron kreun në Perëndim, Philadelphia mposhti Lakersat në sekondën e fundit

16 janar 2023 | 12:25

Denveri mbron kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 119-116 ndaj Orlandos, ndeshje ku të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë. Gordoni  me 25 pikë dhe Jokiq me një “triple double” (17 pikë, 10 rebound e 14 asistime) bënë diferencën në fushë.

Chicago fitoi me lehtësi me rezultat 132-118 ndaj kampionëve të Golden State, duke hyrë në zonën “play-off”. Vuqeviq realizoi 43 pikë e 13 rebound, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Thompson. Philadelphia mposhti në sekondën e fundit Lakersat me shifrat 113-112 (Joel Embiid 35 pikë e 11 rebound).

Portlandi, falë 40 pikëve të Lillard, mposhti me rezultat 140-123 Dallasin, ndërsa Clippersat mundën me shifrat 121-100 Houstonit, ndeshje ku u dalluan Mann me 31 pikë e Leonard me 30 pikë. Mungesa e Durant ndihet te Brooklyn, që u mund me rezultat 112-102 nga Oklahoma (Gideey e Shai nga 28 pikë secili).

Rezultatet

Detroit – New York                  104-117
Clippers – Houston                  121-100
Chicago – Golden State           132-118
Brooklyn – Oklahoma              102-112
San Antonio – Sacramento      119-132
Denver – Orlando                      119-116
Portland – Dallas                       140-123
Lakers – Philadelphia               112-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika…