Depay arrin marrëveshje me Barçën

09 shtator 2020 | 14:14

Sulmuesi holandez Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Fabrizio Romano nga “Sky Sport Italia” ka bërë të ditur se sulmuesi i Olympique Lyon ka marrëveshje me gjigantin katallan. Pas kontakteve disa ditë më parë, Depay është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi i La Ligës.

Mirëpo, sipas Romanos, marrëveshja finale duhet të arrihet mes klubeve dhe bisedimet janë duke u zhvilluar. Barcelona po ashtu është në negociata me menaxherët e Gini Winjaldum, por ende nuk ka paraqitur ofertë tek Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) dhe zyrtari i lartë…