Deponohen në bankë 11 mijë e 500 euro false

09 prill 2021 | 12:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një punëtore e bankës ka raportuar se gjatë kontrollit të parave e ka vënë re se disa persona të panjohur i kanë deponuar 11 mijë e 500 euro që kanë rezultuar të jenë false.

“Ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave ka vërejtur se  nga persona të panjohur janë deponuar  23 kartëmonedha secila në vlerë  nga 500 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500 euro )”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe zyrtarisht, Mateu Lahoz s’do të referojë në “El Clasico”.…