Deputetët britanikë miratojnë projektligjin për dalje nga BE-ja

17 janar 2018 | 22:38

Deputetët britanikë miratuan sot një projektligj qeveritar mbi daljen nga Bashkimi Evropian, në përfundim të një rrugëtimit të stuhishëm që shpesh herë e ka vendosur në vështirësi ekzekutivin.

Ky tekst, i miratuar me 324 vota pro dhe 295 kundër, do t’i mundësojë Britanisë së Madhe të vazdojë të funksionojë normalisht pas Berxit, më 29 mars 2019.

Ligji do të debatohet në dhomën e Lordëve duke filluar nga fundi i janarit.

Miratimi i këtij ligji shënon një fitore për qeverinë, që shpesh herë është ndërprerë gjatë debateve.

Por testi i saj do të vazhdojë duke filluar nga 30 janari para dhomës së Lordëve, që janë në shumicë pro BE-së, ku mund të përballet me shumë pengesa të reja dhe surpriza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte viti 1998 kur gjatë mbledhjes së Rambujes që po…