Deputetët e LV-së vazhdojnë bojkotin, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat

18 dhjetor 2023 | 13:03

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kjo pas mospjesëmarrjes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk po marrin pjesë në mbledhje në mënyrë që të pengohet puna e komisionit.

Sipas tij, e mungesa e deputetëve të LV-së në komision është duke krijuar dyshime se pretendimet për keqpërdorime të jenë fakte, raporton “EO”.

“Po e shini që prapë mungojnë deputetët e partisë në pushtet që siç duket kanë marrë obligim që ta bojkotojnë këtë komision. Mosardhja e tyre është vetëm pengim i punës së këtij komisioni”.

“Sot kemi pasur dy pika të rëndësishme pa të cilat ky komision nuk mund të funksionoj. Prapë puna e Komisionit po pamundësohet për shkak të deputetëve të LV-së dhe të gjithë atyre që kanë thirrur për drejtësi”, ka thënë Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja nga Prizreni, Dea Grosha u kurorëzua si ikona e…