Deputetët e PD-së do të hyjnë në grevë urie, Shehu zbulon befasitë e protestës së 20 shkurtit

12 shkurt 2024 | 16:30

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, as nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka përjashtuar mundësinë e nisjes së një greve urie nga demokratët në protestën e 20 shkurtit.

“Zhvilluam një betejë civile, një mosbindje të gjatë prej javësh në Parlament për t’ju kundërvënë bllokimit të parlamentarizmit nga mazhoranca, mosrespektimit të rregullores dhe të Kushtetutës. Ka një zhvillim në terren, ka njerëz që më të sensibilizuar se më përpara, ka një paraqitje në atë që ne e quajmë ‘Rrugica e Shpresës’, të gjitha këto bëjnë shtimin e rezistencës ndaj regjimit, në 20 shkurt nuk do të jetë një protestë thjesht e Partisë Demokratike. Unë mendoj se do të jenë të mëdha (pritshmëritë) ku ka një grup teknik që po merret me këtë çështje. Nuk mund të them detaje teknike. Ka një grup të ngarkuar të përcaktojë modalitetet e asaj ditëm të cilët do të japin shpjegimet për publikun. Shumë gjëra mund të lihen edhe si surprizë ditën e zhvillimit të protestës”.

“Mund të nisë greva e urisë dirën e 20 shkurtit? As nuk përjashtoj dhe as nuk konfirmoj këtë gjë, të gjitha opsionet demokratike të rezistencës dhe përballjet me regjimin janë të mundshme, janë opsione që janë në tavolinë të diskutohen. Elementët teknikë të mënyrës së organizimit do ju thuhen disa gjëra, do të jenë për t’u parë atë ditë”, ka thënë Shehu. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit…