Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

26 nëntor 2022 | 09:24

Dita e dielë e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të nisen sot rreth orës 12:00, sot, e shtunë për në Tiranë, dhe me ta do të udhëtojnë edhe gjithë stafi i zyrtarë të kuvendit prej 27 anëtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje masive në Drenas,…