Deputetët kërkojnë dokumente shtesë nga Qeveria për kryetar e anëtarë të Bordit të ARKEP-it

18 maj 2021 | 11:15

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të martën e kanë shqyrtuar vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në këtë komision u kërkua dokumentacion shtesë nga Qeveria në lidhje me këtë çështje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të procedohet kjo çështje, por të dërgohet një kërkesë te zyra e kryeministrit për dokumentacion shtesë. “Nuk jam që vendimi të kthehet në Qeveri, por ta bëjmë një kërkesë që të na jepet dokumentacion shtesë. Propozoj që të kërkojmë nga Zyra e Kryeministrit për plotësim dokumentacioni derisa ato të procedohen në seancë të Kuvendit”, u shpreh ajo.

Kurse, kryetari i Komisionit dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se këtë çështje e definon ligji qartë dhe se është mirë që mos të miratohet diçka me vërejtje. “Dua të shoh a kanë probleme me ligjin, konflikt interesi dhe punë tjera”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka kërkuar që ky vendim të kthehet në Qeveri, duke kërkuar sqarime shtesë nëse ka pasur konkurs publik dhe janë ndjekur të gjitha procedurat. “E parasheh ligji dhe ata janë të emëruar nga Qeveria” është përgjigjur Shala. “Po e citoj ministrin, Hekuran Muratin i cili pati kërkuar që të ketë konkurs publik, dhe ka kërkuar që të kthehet prapa” ka thënë Lekaj. “Çfarë ka ndryshuar tani”, ka pyetur Lekaj.

Kurse, kryetari Shala,  ka thënë që së paku dy prej kandidatëve e meritojnë të jenë pjesë e bordit. “Tani janë pozitë atëherë kanë qenë në opozitë”, ka komentuar Shala.

Kurse deputetja Kusari-Lila, ka kërkuar që brenda javës të plotësohet dokumentacion të verifikohet dhe pastaj të procedohet për në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri katalunas, Pep Guardiola, e ka pranuar se është e…