Deputetët kërkojnë që të fuqizohet IKAP-i

19 mars 2019 | 15:53

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra dhe kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, kanë pritur sot në takim  drejtoreshën e përgjithshme të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP)  Refike Sülçevsi, dhe Vlora Kryeziu,  zhvilluese programi për Bashkim Evropian –IKAP.

Në këtë takim u diskutua lidhur me funksionimin dhe me mundësinë e fuqizimit të këtij institucioni, pasi që Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) luan rol kryesor në aftësimin e shërbyeseve civil dhe rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimit civil në Kosovë, me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve civile që ofron administrata publike në vend.

Po në këtë takim është vlerësuar se mirëfunksionimi i IKAP-it është parakusht thelbësor për ofrimin e njohurive të duhura, si dhe trajnimeve në mënyrë profesionale për shërbyesit civilë, pasi, siç dihet, një administratë që funksionon dhe jep shërbime cilësore është një kusht thelbësor për çdo vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri…