Deputetët s’kanë mandat për të cenuar trupat tanë!”

29 shkurt 2024 | 15:30

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot kanë realizuar një aksion para Kuvendit të Kosovës pasi deputetë janë shprehur kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Përfaqësues të Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” kanë mbajtur pankarta me mbishkrime si “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Duda, ku i ki kufijtë”, “Shteti laik, ku?”, “Eman, mos rrej”, etj.

“Diskutimi i ditëve të fundit, brenda e jashtë Kuvendit mbi Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor ka qenë dehumanizues ndaj grave të Kosovës. I njëjti, është përcjell me propagandë edhe me gënjeshtra nga deputetët, për qëllime patriarkale e elektorale. Ne jemi këtu sot, për të demantuar këto gënjeshtra, dhe për t’ua thënë me zë të lartë emrat deputetëve patriarkalë. Eman Rrahmani, Duda Balje, Albena Reshitaj, Visar Korenica e deputetë të tjerë, e gënjyen publikun duke thënë se ky ligj e shkatërron familjen dhe e mundëson incestin. Krejt kjo, përderisa në spitalet private në Kosovë dhe jashtë Kosovës, janë duke u derdhur shuma të mëdha parash, për realizimin e fertilizimit të asistuar mjekësor nga gratë e çiftet që kanë nevojë për të. Deputetët tanë diskutojnë për skenare absurde, abstrakte dhe nacionaliste, përderisa grave e çifteve në Kosovë iu shteren xhepat në spitale private, të pambrojtur. Këta deputetë nuk i konsiderojnë gratë individë me aftësi për të marrë vendime për veten dhe të ardhmen e tyre riprodhuese. Për ta, gratë janë individë me fuqi vendimmarrëse për trupat e tyre, vetëm nëse janë të martuara me një burrë. Duke u thirrur në lirinë e fjalës e pozicionit personal, këta deputetë, që s’përfaqësojnë veten, por popullin, po shkelin mbi të drejtat e shëndetit riprodhues të grave dhe po i trajtojnë trupat tanë vetëm si makina riprodhimi që përdoren për politika nataliteti, duke shkelur përmbi agjencinë tonë trupore, si gra”, thuhet në mesazhin e përfaqësuesve të Kolektivit “Marshojmë S’festojmë”, duke bërë thirrje që të votohet në Kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar këtë procedurë për çiftet dhe gratë e beqare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është gjobitur me 300 euro…