Deputeti Berisha kërkon dorëheqjen e presidentes Osmani

01 korrik 2023 | 22:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Berisha i është drejtuar Osmanit duke i thënë “dorëhequ dhe shpëtoje Kosovën”.

Ai ka përmendur edhe “listën e zezë” të ShBA-së, në të cilën sipas tij pritet të hyjë kryeministri Albin Kurti.

“Pra, kësaj radhe, për shkak të kursit politik, me masat sanksionuese për Kosovën, pritet të hyjë në ‘listen e zezë’ të ShBA-së, Albin Kurti – kryeministri i Kosovës, meqë dihet dhe është kuptuar agjenda e tij, për çka edhe nuk pritët të dorëhiqet. Prandaj, duhet kërkuar nga presidentja e vendit që të ofron dorëheqjen dhe t’i ftojë spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithëpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai gjithashtu ka thënë se opsion më pak i dëshirueshëm është që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, para se kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të ShBA-së.

“Opsioni më pak i dëshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se kryeministri ynë të publikohet në ‘listën e zezë’ të ShBA-së”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rrogozhinë dhe Kukës pritet të mbahen sërish zgjedhje për…