Deputeti Berisha: Na duhet një qeveri e unitetit

26 mars 2020 | 15:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet e  hapur për koalicion me të gjitha partitë politike në vend për formimin e qeverisë së re.

Kështu ka thënë për deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha.  Deputeti Berisha ka thënë se më e mira për Kosovën do të ishte të formohej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike në vend.

“Tashmë presim një qeveri të re të unitetit,  që ta tejkalojmë këtë situatë me shumë probleme. Por se çfarë koalicioni do të ketë, mbetet të shihe. Për momentin ka mundësi të ndodh gjithçka. Kjo punë është e hapur. Por mendoj se më së miri do të ishte sikur të bëhej një qeveri e unitetit me pjesëmarrje të të gjitha partive politike kosovare”, ka thënë Berisha për “Ekonomia Online”.

Ai duke e komentuar rrëzimin i qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend, ka thënë se rënia e qeverisë Kurti ishte përgatitur me mjeshtëri nga vetë kryeministri, në mënyrë që të largohet nga të gjitha detyrat e tij vendimmarrëse.

“Shkarkimi i kësaj qeverie ishte përgatitur me mjeshtëri nga kryeministri Albin Kurti, kjo më shumë ishte shmangie nga detyrat dhe vendimmarrja. Përhapja e pandemisë së koronavirusit do të bëjë të veten edhe me qeverinë Kurti edhe pa qeverinë Kurti”, ka thënë Berisha, duke kërkuar nga qytetarët që të rrinë në shtëpi.

“Sa i përket pandemisë së koronavirusit populli duhet të izolohet sa më shumë, sepse Kosova ka kapacitete të kufizuara sa i përket respiratorëve dhe shtretërve”, ka deklaruar Berisha.

Deputeti Berisha ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

“Kurse shkarkimi i zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri i shkarkuar është një qeveri fëmijërore e ish-kryeministrit.  Me këso veprime populiste kryeministri e solli këtë qeveri në këtë situatë të shkarkimit”, është shprehur Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë britanik që dyshohet se ishte i infektuari i…