Deputeti Berisha: Po ministreshë, i kam duart me gjak

23 shkurt 2023 | 17:47

Pas fjalimit të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha lidhur me zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka goditur tavolinën në shenjë proteste. “Marre, marre të koftë”, i ka thënë Haxhiu, Berishës, teksa ka shtuar se VV nuk ka qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari. “Ne s’kemi qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju keni qenë në qeveri. Mbylle. Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin”, ka thënë ndër tjera ministrja Haxhiu.

E pas këtyre fjalëve ka reaguar deputeti, njëri nga ish komandantët më të suksesshëm të luftës në Koshare, Hisen Berisha. Berisha në llogarinë e vet në ”Facebook” ka shkruar se ai duke ia bashkangjitur edhe një video reagimit të tij duke thënë se me të vërtetë i kam duart e lyera me gjak, por ato i kam në luftën e Koshares kundër forcave ushtarake serbe.

“Po ministresh, i kam vërtetë duart me gjak. Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke marr urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara.

Po ministresh, i kam vërtetë duart me gjak.

Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke marr urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e disiplinës ushtarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vendosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministres  znj. Albulena Haxhiu.

Kjo po më qon në dilemën a mos vallë kjo ka gisht në të gjitha dhe a ka gisht në mbylljen e rastit terrorist në gjykatë?! Sepse dihet se këto raste nuk kanë epilog aq të shpejtë.

Sjellja histerike e ministres, tregon se diku po ju dhemb e vërteta!?

Por, kjo situatë e pa dëshirueshme që krijoi preokupimi im i sinqertë, nga respekti për prindërit e dy të rinjve Dehari, qoftë baba Avni i heshtur në kuvend, qoftë nana Xhemile, në studiot e pa mëshirshme televizive, më befasoj për keq, me reagimet dhe fjalët e pa matura e të rrezikshme për ligjshmërinë dhe demokracinë.

Deklarimet e sotme dhe ato të më hershme si dhe veprimet në raport me procesin e hetimit, prokurorinë dhe fjalen e lirë në kuvendin e Republikës, ma përforcojnë vlerësimin tim se “neokomunizmi që po provojnë të instalojnë kjo nomenklaturë debatikasish, është rrezik më i lartë se mundësia e një sulmi nga Serbia”.

Deklarimi i ministres së drejtësisë se, “duhet me ua ndalu me ligj me fol për vellezerit Dehari këtu” tregon se çfarë synojnë këta.

Pra, u pa që synojnë me ua mbyll gojën qytetarëve edhe deputetëve, të kërkojnë zbardhjen e të vërtetës dhe të vendoset drejtësi. Njëjtë kështu reagoi kjo ministre e dyshimtë, edhe ndaj prokurorit, duke i thënë: “hiq dorë sa është herët”!

Dua ta bëj të ditur se Hisen Berishës, nuk ka mund as Millosheviqi me ushtrinë e tij nën udhëheqjen e pesë Gjeneralëve, t’ia ndal gojën, as fjalën, e s’do të mundet askush, as ju që as historinë e Kosovës nuk e dini, e përzieni me atë të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të përmirësimit të pozitës së gruas në ekonomi…