Deputeti i Kurtit: Vetëvendosje po e rrezikon stabilitetin e vendit

27 shtator 2022 | 13:32

Kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë deputeti i kësaj partie, Fatmir Humolli.

Humolli ka qenë i drejtpërdrejtë në kritikat e tij, për siç ka thënë se Vetëvendosja është duke e rrezikuar stabilitetin e vendit dhe po i humb shpresat e qytetarëve.

“Vetëvendosja është duke i humbur shpresat tek populli dhe po e rrezikon stabilitetin e vendit, po e rrezikon në fazën kur Kosova është në proces të bisedimeve. Kosova është dashtë me qenë shumë stabile dhe shumë e qartë në atë çka po do dhe shumë e vendosur në krejt opinionin”, është shprehur Humolli për “Front Online”.

Sipas tij, pothuajse të gjitha ministritë kanë mungesë të programit të qartë dhe kjo parti ka devijuar nga ajo që e ka proklamuar në fushatë zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Trepça e ka njërën nga ndeshjet më të rëndësishme…