Deputeti i LDK-së, Ardian Shala del pozitiv me Covid-19

06 gusht 17:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë, kryetar i secilës është Ardian Shala.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti Juaj Dr. Ardian Shala është vetëizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me Covid – 19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme.

Me këtë rast, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Therandë uron shërim të shpejt për kryetarin Dr. Ardian Shala me dëshirën që sa më parë t’i kthehet degës sonë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e tij në interes të qytetarëve të Kosovës, për çka edhe ka marrë besimin nga Ta”, është thënë në njoftimin e degës se LDK-së në Suharekë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkitekti Arianit Bytyçi u ka shkruar letër krerëve të institucioneve…