Haxhiu reagon ndaj muzikës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Presim sqarim nga Komisioni Evropian

16 nëntor 2026 | 09:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si thellësisht shqetësues, duke theksuar se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Haxhiu ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj kënge, duke theksuar se institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.

Reagimi i saj:

Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur drejt Hagës,…