Fadil Fazliu niset për në Hagë, nesër shpallet aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

16 nëntor 2026 | 09:22

Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur drejt Hagës, ku nesër, më 17 nëntor, pritet të shpallet verdikti i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Fazliu ka shprehur pritjen për drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë së tij dhe të gjithë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka theksuar se, pavarësisht verdiktit, qëndrimi i tij në mbështetje të çlirimtarëve do të mbetet i pandryshuar.

“Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë dhe përgjithmonë do të jem në krah të çlirimtarëve!”, ka shkruar Fazliu.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me shprehjen: “Me krenari, dinjitet dhe besnikëri ndaj vlerave të luftës çlirimtare. UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar për…