Deputeti i LV-së flet për ‘padrejtësitë’ në tekstin e Kushtetutës: Tash edhe asociacioni…

31 janar 2023 | 11:14

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se në Kushtetutën e Kosovës termet “shqiptar” apo “shqip” përdoren dy herë kundrejt termeve “serb” apo “serbe” që përdoren 15 herë.

Rrustemi përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar edhe nenet ku thotë se përdoren këto terme.

Ndërsa si “padrejtësinë” e radhës në tekstin e Kushtetutës e ka renditur edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, themelimin e të cilit po e kërkojnë me ngulm ShBA-ja dhe BE-ja.

Postimi i plotë i Rrustemit, pa ndërhyrje:

Në Kushtetutën e Kosovës termi ‘shqiptar’ apo ‘shqip’ përdoret vetëm DY HERË. Në nenin 3 kur thuhet se Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, dhe, në nenin 5 kur përmenden gjuhët zyrtare: Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. Termi ‘serb’ apo ‘serbe’ përdoret PESËMBËDHJETË HERË.

Në nenin 5 te gjuhët zyrtare,

Në nenin 59 tek të drejtat e komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre,

Në nenin 64 te struktura Kuvendit

Në nenin 67 te zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit,

Në nenin 78 te Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve,

Në nenin 96 te Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve,

Në nenin 108 te Këshilli Gjyqësor i Kosovës,

Në nenin 139 te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Në nenin 148 te Dispozitat Tranzicionale për Kuvendin e Kosovës.

Tash edhe Asociacioni…?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…