Deputeti i LV-së përplaset me kolegun e partisë, lëshon krejt mbledhjen

23 shtator 2022 | 13:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim pas përplasjeve me kreun e komisionit, deputetin e LV-së, Ardian Gola.

Rrahmani ka kërkuar që t’i jepet fjala në mbledhjen e komisionit, në të cilin po diskutohet rreth grevës në arsim, por atij iu refuzua fjala nga kreu i komisionit.

“Eman, të lutem, mos më qit në kësi pozite”, e ka lutur Gola, kolegun e tij të grupit parlamentar të LV-së.

Por, Rrahmani e ka kritikuar dhe akuzuar Golën se ka bërë marrëveshje me grupe të tjera parlamentare.

“Jo, jo, unë nuk po flas për BSPK-në por po reagoj kundër institucionit, jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës. Qëllimi im është me kontribuar për të ardhur te një zgjidhje konkrete. Ju lus që si kryetar i komisionit nuk duhet të bëni marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet dhe cilitdo deputet tjetër”, ka thënë Rrahmani, i cili më pastaj e ka lëshuar mbledhjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është kandidati…