Deputeti i Vetëvendosjes: Mbyllja totale për dy javë, e domosdoshme

29 mars 2021 | 23:57

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka thënë se mbyllja totale për dy javë është e domosdoshme.

Kështu ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, duke shpërndarë një postimi të kryeministrit, Albin Kurtit gjatë vaksinimit të tij

“Vaksina është e sigurt! Mbyllja totale për dy javë për të izoluar dhe parandaluar përhapjen e virusit duke e vënë nën kontroll dhe, në vazhdimësi vaksinimi i gjithë popullsisë janë hapa të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri më tani nuk ka ndonjë vendim për masa të reja në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit Turqia ka regjistruar 32,400 raste…