Deputeti Reçica do të flas para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë

15 mars 2023 | 22:22

Një delegacion i lartë i Kuvendit të Kosovës, po qëndrojnë në Strasburg.

Kështu ka bërë të ditur përmes “Facebook”, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica. Reçica ka bërë tē ditur se në cilësinë e zëvendës kryetarit të KPSA-së BE – Kosovë do të flas për dy pika: energjia si dhe ekonomia dhe mirëqenia sociale.

“Nesër do të vazhdojmë me sesionin e dytë ku unë në cilësinë e zëvendës kryetarit të KPSA-së BE – Kosovë do të flas për dy pika: energjia si dhe ekonomia dhe mirëqenia sociale.”, ka shkruar ndër tjera deputeti Reçica.

Sonte, në Parlamentin Evropian në Strasburg, u mbajt sesioni i parë punës i takimit të 10-të i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë.

Ky takim është i një rëndësie të veçantë sepse po mbahet në rrethana të ndjeshme politike për të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës.

Në këtë takim u shkëmbyen pikëpamjet mbi gjendjen e marrëdhënieve BE – Kosovë si dhe u diskutuan pikat si: aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe progresi në reformat e integrimit në BE, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe të drejtat themelore – pozita e minoriteteve dhe e grave.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE – Kosovë, në kuadër të së cilës funksionon edhe ky mekanizëm me rëndësi për Republikën e Kosovës, prej vitit 2016 kur ka hyrë në fuqi e deri në vitin 2022, për bizneset ka sjellur përfitime nga lehtësirat doganore në vlerë prej 438 milion euro.

Nesër do të vazhdojmë me sesionin e dytë ku unë në cilësinë e zëvendës kryetarit të KPSA-së BE – Kosovë do të flas për dy pika: energjia si dhe ekonomia dhe mirëqenia sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka treguar nëse…