
Deputeti Reçica uron kryetarin e ri të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Nexhmedin Efendi Bajrami
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i shoqëruar nga deputeti e bashkë partiaku Rashit Çalaj dhe me bashkëpunëtor tjerë ka vizituar Bashkësinë Islame të Ferizajt, ku është pritur nga kryetari i sapo zgjedhur Nexhmedin Efendi Bajrami.
Deputeti Reçica i ka uruar detyrën z. Bajrami si dhe njëherit i ka uruar edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
”Me rastin e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkësisë Islame të Ferizajt, Nexhmedin Efendi Bajrami, patëm kënaqësinë që sot me bashkëpunëtor t’i urojmë detyrën z. Bajramit dhe njëherit i uruam fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
Urimi i plotë i Reçicës:
Me rastin e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkësisë Islame të Ferizajt, Nexhmedin Efendi Bajrami, patëm kënaqësinë që sot me bashkëpunëtor t’i urojmë detyrën z. Bajramit dhe njëherit i uruam fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Duke i uruar shëndet dhe mbarësi kryetarit Bajrami dhe përmes tij gjithë besimtarëve mysliman që ky muaj i madhërishëm të kaloj sa më mirë dhe me begati në gjitha familjet shqiptare!