Deputeti turk: Të deportuarit janë pjesë e organizatës terroriste

04 prill 2018 | 15:43

Deputeti nga radhët e komunitetit turk, Fikrim Damka, ka thënë se janë të shqetësuar për kritikat lidhur me arrestimin e gjashtë shtesave turk, të cilët ishin drejtues dhe mësimdhënës të kolegjit “Mehmet Akif”.

Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë.

Damka duke iu ka referuar arrestimit të gjashtë zyrtarëve turk, ka thënë se ata kanë lidhje me Lëvizjen terroriste “FETO”, e cila drejtohet nga kleriku Fetullah Gulen.

Ai ka thënë se strukturat e kësaj lëvizje kanë qëllim shkatërrimin e sistemit të shtetit turk.

Damka ka thënë se lëvizje ka bërë përpjekje për të rrënuar sistemin e drejtësisë si dhe kanë vjedhur testet shtetërore.

Deputeti turk ka theksuar se pavarësisht kësaj situate, ata do të vazhdojnë të jenë konstruktiv në raport me Kosovën, çoftë në pozitë apo edhe në opozitë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), po vazhdon me…