Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

09 nëntor 2026 | 14:28

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mbajti mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari Vigan Qorrolli.

Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit, komisioni miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë  Juridike në Çështjet Penale, si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Po ashtu, komisioni formoi grupet punuese për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë muajve shtator dhe tetor 2026, Zyra Kombëtare e Auditimit…