Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë sa më shpejtë shtetin e Kosovës

27 tetor 2022 | 11:02

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko është duke marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët janë ngritur në këmbë për Goncharenkon.

Me këtë rast,  ai ka thënë se Goncharenko tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot.

Goncharenko ka thënë se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë. Unë do të bëj çfarëdo që është në dorën time që t’ju ndihmoj në këtë”, ka thënë Goncharenko.

Sikur kosovarët më 1998-1999, Goncharenko ka thënë se ukrainasit po luftojnë për pavarësinë e tyre.

“Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe kosovarët kanë kaluar nëpër gjenocid. Ukrainasit janë duke kaluar nëpër këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…