Deputeti ukrainas tregon kush vendos në Ukrainë për njohjen e Kosovës

01 nëntor 2022 | 08:28

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, në intervistën për ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se për njohjen e pavarësisë së Kosovës vendos Qeveria (ukrainase).

“Ky vendim i takon Qeverisë dhe presidentit por Parlamenti e ka të drejtën që t’u drejtohet atyre dhe natyrisht nëse Parlamenti do të votojë për një çështje, asnjë qeveri nuk mund ta refuzojë atë, prandaj është pak e përzier” – tha ai.

Goncharenko foli edhe për lidhjet e Kosovës me shtetin e Ukrainës, duke theksuar se lidhjet janë të forta.

“Për shembull, pesë ukrainas vdiqën në misionin e KFOR-it duke luftuar për sigurinë e Kosovës dhe duke mbrojtur popullin kosovar. Unë jetoj në Odesa, shumë afër dy rrugëve që janë shumë të famshme në qytetin tonë, Rruga e madhe dhe Rruga e vogël e Arnautëve sepse aty kanë jetuar historikisht diaspora e shqiptarëve dhe ata jetojnë në këto dy rrugë të mëdha dhe shumë të bukura e që janë shumë të famshme në të gjithë vendin tonë” – tha ai.

“Kështu që unë mendoj se ne kemi shumë lidhje të tilla, por duhet t’i zhvillojmë ato më tutje dhe më në fund ta luftojmë këtë propagandë që ekzistonte për Kosovën dhe për çështjen tuaj” – shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma e mediave sociale në pronësi të Meta, Instagram, raportohet…