
Deputetit Uka i telefonon Rexhep Selimi, kjo është arsyeja
30 dhjetor 2020
| 19:10
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije se ka pranuar një telefonatë nga shefi i deputetëve të kësaj lëvizje, Rexhep Selimi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Uka në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në vitin 2021 pret lajme të mira për Selimin dhe qytetarët e Kosovës.
“Kam pranuar sot telefonatën dhe urimin më të veçantë për këtë vit të ri. Por, e pranoj që është e vështirë që të uroj thjeshtë liri për një çlirimtar. Besoj, që këtë vit të mbrapshtë do ta përcjellim me një vit të ri që sjell lajme të mira jo vetëm për Rexhën, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Uka.