PDK-ja nesër nis betejë ligjore ndaj vendimit të qeverisë dhe ZRrE-së

29 maj 2025 | 12:26

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se nga nesër (e premte) do të nisin betejën ligjore ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe ZRrE-së për vendimin për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë.

Ai ka thënë se në këtë çështje ka monopol, ku sipas tij KESCO-ja, me çmime deri në trefish të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 biznese që punësojnë 143 mijë persona.

“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administratës në ZRrE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës. Deri në këtë moment ka pasur konsultime, reagime, kemi prit që qeveria do të veprojë së paku brenda kompetencave të veta për ta lehtësuar. Qeveria është absolutisht e përfshirë në këtë vendim, e patë në deklarimin e Kurtit. Nesër e bëjmë kundërshtimin dhe pastaj veprimet e tjera. Nga ky pozicion nuk do të tërhiqemi. Kjo është e tmerrshme, tentim i organizuar për t’i shkatërruar bizneset kryesore të Kosovës dhe të dëmtohen punëtorët e tyre. 143 mijë sipas shifrave”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër vendimit të Zyrës së…