Deputetja britanike kërkon nga BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës

29 tetor 2023 | 14:33

Deputetja britanike, Alicia Kears, i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër Bashkimit Evropian (BE) që t’i largoja masat ndaj Kosovës.

Kjo kërkesë e deputetes britanike ka ardhur si reagim ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiqi refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Von der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën sociale “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur filloi pandemia, ndikimi fillestar ekonomik ishte shkatërrues. Në ShBA,…