Deputetja e AAK-së: Kurti ka treguar që është anti-amerikan

02 gusht 2022 | 08:44

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, në një intervistë për EO ka folur pasi kryeministri Kurti me kërkesë të ShBA-së vendosi për shtyrjen e reciprocitetit për 30 ditë deri më 1 shtator.

Deputetja Bytyqi theksoi se si AAK e kanë përkrahur reciprocitetin, teksa thotë se me shtyrjen e reciprocitetit deri në shtator Kurti ka treguar joseriozitet dhe moskoordinim me ShBA-në.

Ajo tha se kreu i qeverisë Albin Kurti ka treguar që është anti-amerikan. “Ne si aleancë e kemi përkrahur reciprocitetin dhe e kemi parë që është i ligjshëm. Pas një kohe shumë të shkurtër pas mesnate kryeministri Kurti është deklaruar që reciprociteti duhet të shtyhet edhe për 30 ditë dhe ky është mosseriozitet i qeverisë Kurti dhe moskoordinim me ShBA-në. Qartazi shihet se është anti-amerikan kryeministri Kurti sepse nuk është koordinuar me ShBA-në dhe ne kemi parë që pa Amerikën nuk kemi ku të shkojmë. Shpresojmë që të mos tensionohet situata sepse 30 ditë janë mjaft shumë. Për ne është një situatë që duhet të merret parasysh dhe të sigurohemi që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi aty”, tha Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e…