Deputetja e LDK-së: 14 shkurti i vitit 2021, aksdienti më i madh i pasluftës

08 janar 2023 | 12:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksdienti më i madh i pasluftës.

“Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë”.

“Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… “Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?”, ka pyetur ajo.

“Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar: – Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr, – Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet janë dyfysh me të larta se para një viti, – Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet, – Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë, – Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu, – Nuk ka banesa për qiftet e reja, – Nuk ka Fond Sovran, – Nuk ka Bankë Zhvillimore, – Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë, – Dhjetra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION”.

“- Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter, – Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione, – Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi, – Shëndëtsia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve, – Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite, – 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Bajrami ka thënë se derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaruar se nuk ka energji elektrike në zyre.

“Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Udineses,…