Deputetja e PDK-së: Gërvalla është në gjumë, siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti

29 mars 2023 | 11:05

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ajo ka thënë se MPJD-ja është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona ish-zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët sipas saj nuk kanë asnjë lidhje me politikë të jashtme.

“Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i plotë:

A kemi ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është  lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

– Shtete jonjohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qëndrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.

– Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.

– Ambasadat tona kanë mbetur gjysmë të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë “bekimin” e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.

– MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.

Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtuar nga kabineti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për…