Deputetja e PDK-së: Mos u frikësoni tigra, hajde shkojmë në zgjedhje
10 korrik 2023
| 14:10
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ashtu si shefi i saj Memli Krasniqi, ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja.
“Të shpërndahet Kuvendi. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. T’ua kthejmë mandatin qytetarëve! Ky Kuvend s’ka kuptim më. Mos u frikësoni, tigra!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.